Bordi i AKP-së do të vizitojë njësinë e Trepçës në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i AKP-së do të vizitojë njësinë e Trepçës në veri

    Insajderi
    06 September 2016 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e së martes kanë marrë disa vendime për likuidimin e disa ndërmarrjeve shoqërore.

    Ky bord dha pëlqimin që në pronën e ndërmarrjes shoqërore “Podrima” në Rahovec të ndërtohet një objekt i përkohshëm “Teatri Veror” në Hoqën e Madhe, aprovoi dhënien me qira të asetit të NSh “Ereniku-Industria”, në vendin e quajtur Piskotë, dhe marrëveshjen e re të qirasë së aseteve të NSh-së me Federatën e Futbollit.

    Gjithashtu Bordi u njoftua me raportin përfundimtar të Autoritetit të Likuidimit për ndërmarrjen shoqërore KB Xhafa, e cila do të dorëzohet në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për aprovim.

    AKP njofton se Bordi e ka shqyrtuar edhe raportin mujor të punës së ndërmarrjen shoqërore “Trepça”, dhe morën vendimin që në ditët në vazhdim të vizitoj Trepçën, njësinë në veri të Komunës së Mitrovicës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    12 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark