Mimoza Kusari-Lila sërish paralajmëron partinë e re - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza Kusari-Lila sërish paralajmëron partinë e re

    Insajderi
    07 September 2016 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka ripërsëritur se brenda shumë pak kohësh do të krijohet partia e re politike të cilën e kishte paralajmëruar më herët së bashku me ish-deputetin e Vetëvendosjes, Ilir Dedën.

    Por, Kusari-Lila sërish nuk ka qenë në gjendje të tregojë një datë kur do të ndodhë një gjë e tillë.

    “Të jeni të sigurt se një projekt i ri politik do të vij shume shpejt”, ka thënë ajo.

    Deda dhe Kusari-Lila paralajmëruan partinë e re në qershor të këtij viti dhe që nga atëherë kanë refuzuar të tregojnë për datën.  Për më tepër, ata nuk kanë treguar ende as emrin e partisë, anëtarët dhe detaje të tjera.

    Duke folur për televizionin Klan Kosova të mërkurën, Kusari-Lila tha se detajet “do të behën publike shumë shpejt”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark