PDK e gatshme për zgjedhje - LDK nuk është momenti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK e gatshme për zgjedhje – LDK nuk është momenti

    Insajderi
    09 September 2016 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova shpejt mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    Të paktën këtë ide e ka dhënë nëpërmjet  deklaratave publike shefi i ri i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, duke theksuar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.

    Në anën tjetër partneri i koalicionit të PDK-së në Qeveri, Lidhja Demokratike e Kosovës, insiston se ky është momenti më i keq për zgjedhje në Kosovë, me arsyetimin se për shkak të Speciales dhe arrestimeve që do të bëhen nga kjo e fundit mund të ketë krizë në vend.

    Sipas deputetit të LDK-së Adem Salihajt, nëse PDK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje, atëherë, siç thotë ai, këtë do ta bënte vetëm për “interesat e krimit”, por jo edhe për interesa të qytetarëve, shkruan Gazeta Zeri.

    I shpejtë ka qenë reagimi i opozitës kosovare, e cila thënë se ajo deklaratë është vetëm sinjali i parë për zgjedhje të parakohshme.
    Në anën tjetër edhe analistët kosovarë kanë thënë se zgjedhjet e parakohshme në këtë situatë do t’i konvenonin më së shumti partisë më të madhe në vend. Sipas tyre, aktualisht vetëm LDK-ja nuk është e interesuar për zgjedhje.

    E PDK-së në zgjedhjet e parakohshme flitet se mund t’i ndihmojë edhe Behgjet Pacolli me partinë e tij (AKR). Megjithëse nga kjo parti nuk kanë preferuar të flasin për ndonjë koalicion parazgjedhor me PDK-në, ata kanë konfirmuar se përgatitjet për zgjedhje kanë filluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark