Sherifi: Qeveria po fshihet pas demarkacionit për të mos e luftuar krimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi: Qeveria po fshihet pas demarkacionit për të mos e luftuar krimin

    Insajderi
    09 September 2016 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi duhet të korrigjohet e jo të dërgohet sërish për ratifikim në Kuvend.

    Në një intervistë për ‘Epokën e re”, Sherifi ka thënë se edhe nëse demarkacioni riprocedohet, Qeveria do të detyrohet ta tërheqë ose Kuvendi do ta rrëzojë.

    Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka bërë me dije se opozita vazhdon të jetë unike për demarkacionin, kurse sa i përket koordinimit, sipas tij, mbetet të shihet në ditët e ardhshme.
    Sherifi ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, duke thënë se nëse ky proces dështon, përgjegjësia i takon Qeverisë.

    Ai ka theksuar se qeveritarët, në vend se t’i luftojnë krimin dhe korrupsionin që janë kushtet kryesore për heqjen e vizave, ata po fshihen prapa demarkacionit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark