Çollaku jep dorëheqje nga pozita e ministrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çollaku jep dorëheqje nga pozita e ministrit

    Insajderi
    09 September 2016 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka dhënë dorëheqje publikisht nga posti i ministrit.

    “Unë kam vendosur ta le pozitën e minister dhe për këtë jam konsultuar me kryeministrin, Presidentin. Nuk e kanë pritur vendimin tim mirë por është personale dhe e kanë pranuar këtë vendim”,  tha Çollaku në konferencën për media.

    Çollaku la postin e ministrit për të vazhduar punën si pjesë e ekipit të Presidentit Hashim Thaçi.

    “Po shkoj në një institucion tjetër në të cilin do të kem mundësi më të mëdha të jap kontribut edhe në çështjen e integrimit. Do të jem një nga këshilltarët e Presidentit”, tha ai.

    Çollaku deklaroi  se gjatë kohës sa shërbeu si ministër i Integrimeve të Kosovës bëri punë të madhe mirëpo e pranon se nuk e ka arritur atë që është pritur.

    “Nuk po e lë detyrën se nuk i kam përmbushur detyrat. Përkundrazi nënshkruami i marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave janë dy puna të kryera”

    “Po e lë detyrën sepse më ka kapluar një dozë e zhgënjimit si pasojë e vonesës së Bashkimit Evropian”, tha Çollaku. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark