Pezullohen dy zyrtarë të MPJ-së pasi u rrahën brenda ministrisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pezullohen dy zyrtarë të MPJ-së pasi u rrahën brenda ministrisë

    Insajderi
    09 September 2016 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Për arsye banale” – është arsyeja që besohet të ketë shtyrë në rrahje dy zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të premten paradite, njofton Policia.

    Fitim Sadiku që mban postin e sekretarit në këtë ministri dhe kolegu i tij, Vlorat Gashi, posti i të cilit nuk bëhet e ditur, janë përfshirë në një rrahje e cila ka ndodhur brenda objektit të MPJ-së, të cilën para se të bëhet president e ka udhëhequr Hashim Thaçi.

    Lajmin për rrahjen e këtyre dy zyrtarëve për koha.net e ka konfirmuar edhe drejtori i përgjithshëm në këtë ministri Albert Prenkaj, i cili paralajmëroj pezullimin nga puna të këtyre dy zyrtarëve.

    “Po, ka ndodhur një situatë e pakëndshme. Ka qenë moment dobësie jashtë çfarëdo kodi etik të sjelljes. Mbetet një rast i izoluar dhe do të merren masa konform rregullave e ligjeve në fuqi. Komisioni Disiplinor do të mblidhet dhe pezullojë të dy zyrtarët”, citohet të ketë thënë Prenkaj.

    E zëdhënësja policore Flora Ahmeti ka thënë se janë intervistuar dy persona dhe janë liruar në pas urdhrit të prokurorit.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark