"Kosova nuk mund ta padisë Serbinë sikurse bëri Bosnja dhe Kroacia" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosova nuk mund ta padisë Serbinë sikurse bëri Bosnja dhe Kroacia”

    Insajderi
    12 September 2016 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas Daçiq, shpesh herë është thënë që Kosova do ta padisë Serbinë por diçka e tillë nuk mund të ndodh për një arsye, ai madje ka thënë se Serbia jo rrallë herë është përballur me padi të tilla.

    ‘’Padi ndaj nesh kishte ngritur Kroacia pastaj edhe Bosnja, por ju e dini se Hashim Thaçi ka njoftuar se edhe Kosova do të padisë Serbinë, edhe pse unë nuk e di se ku Kosova mund të padisë Serbinë. Kjo sepse Kosova nuk është një shtet që është njohur nga Kombet e Bashkuara’’.

    Ivica Daçiq, shtoi se Kosova nuk mund të padisë Serbinë për krime të luftës pasi është pamundur të paraqiten faktet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, shkruan Deutsche Welle.

    ‘’Kjo është e pamundur për t’u bërë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë’’, ka përfunduar  Daçiq rreth çështjes së padisë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark