Duke folur para reporterëve, zonja Merkel ka shprehur keqardhje lidhur me gabimet që i kanë kontribuar krizës së migrantëve gjatë vitit të kaluar në Gjermani.
“Sikur të ishte e mundshme, do ta ktheja kohën prapa për shumë vite, për përgatitje më të mira”, tha mbrëmë Angela Merkel, dhe ka shtuar se sikur ta dinte se njerëzit e dëshironin ndryshimin e politikës së saj të migrantëve, ajo do ta shqyrtonte një gjë të tillë.
Rezultatet zyrtare kanë treguar se kristian-demokratët e zonjës Merkel, fituan vetëm 17.6% të votave në zgjedhjet e 18 shtatorit, që ishte rezultati më i dobët i partisë CDU në Berlin. /Insajderi.com