Rreth 550 mijë azilkërkues, përkundër faktit se u është refuzuar e drejta për azil, vazhdojnë të jetojnë në Gjermani. Tri të katërtat e tyre, madje më gjatë se gjashtë vjet. Kështu shkruan gazeta Bild, duke iu referuar burimeve nga Qeveria Federale. Këtë lajm pastaj e kanë transmetuar shumica e mediave gjermane.
Saktësisht 549 mijë persona të kësaj kategorie jetojnë në Gjermani, ndërsa 406065 prej tyre këtë e bëjnë prej më shumë se gjashtë vitesh, përcjell albinfo.ch. Afërsisht gjysma e refugjatëve me status të hedhur poshtë kanë tashmë një status qëndrimi të pakufizuar dhe 34.8%, status të kufizuar.
Shumica e këtyre azilkërkuesve të cilët nuk është arritur të ktheheshin, janë nga Kosova, Turqia dhe Serbia./albinfo.ch