Insajderi
Biznes

100 ekzekutivët më të mirë në botë sipas Glassdoor

Insajderi
24 June 2019 - 13:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shpesh suksesi vjen nga lart poshtë. Një CEO i mirë i jep zë kompanisë së tij dhe frymëzon punonjësit ta bëjnë punën sa më mirë.

Kjo është arsyeja se pse investitorët duhet të kërkojnë kompani, CEO-n e së cilës e do jo vetëm publiku, por edhe njerëzit të cilët punojnë për të.

Glassdor – një ndër faqet e punës dhe rekrutimit më të mëdha në botë – publikoi renditjen e përvitshme Employees’ Choice Awards, në lidhje me CEO-t më të mirë në botë për vitin 2019 në Amerikën e Veriut dhe në disa vende të Europës.

Në ndryshim nga çfarëdo lloj çmimi mbi vendin e punës, Glassdoor Employees’ Choice Awards mbështetet te kontributi i punonjësve që japin vullnetarisht një vlerësim anonim, duke plotësuar një pyetësor mbi CEO-n e kompanisë, punën e tyre, mjedisin e punës dhe punëdhënësit në vitin e fundit. Këto renditje nuk kanë të bëjnë me perceptimin publik. Ato klasifikojnë CEO-t e kompanive me të paktën 1000 punonjës.

Ajo që bie në sy është diferenca e vogël mes CEO-ve në krye të renditjes. Drejtuesit në vendet e para të klasifikimit kanë marrë 99% të miratimit nga ana e punonjësve të tyre (CEO, i renditur në vendin e 20, ka marrë 96% të miratimit). Sot, punëkërkuesit janë në kërkim të një lideri që të ndajë vlerat e tyre dhe t’u krijojë mundësinë që të japin më të mirën e vetes në punë ” – tha Christian Sutherland-Wong, COO i Glassdoor në një deklaratë për shtyp.

“Gjithnjë e më shumë, CEO-t e kompanive po marrin vendime për të krijuar kulturën e kompanisë, që të ndihmojnë në rekrutimin dhe mbajtjen e punonjësve të aftë, gjë që ka lidhje të drejtpërdrejtë me suksesin e kompanisë. /Monitor


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark