
Më shumë se 30 gazetarë sudaneze kanë nisur një grevë urie për të protestuar kundër mbylljes së detyruar të gazetës së tyre nga ana e qeverisë.
Në grevën më të madhe të organizuar të këtij lloji në vend, gazetarët e gazetës El Tayar u përkrahen nga qindra mbështetës në zyrat e gazetës në Kartum të martën.
Të mbështjellur me zinxhirë dhe duar të lidhura, gazetarët u mblodhën përpara ndërtesës për të njoftuar planet e tyre, para se të ktheheshin brenda ndërtesës për të vazhduar grevën.
“Ne duam të tërheqim vëmendjen për vështirësitë me të cilat ballafaqohen të gjithë gazetarët dhe për kufizimet mbi lirinë e shtypit në vend”, thotë Khalid Fathi, kryeredaktor i gazetës.
Kryeredaktori i El Tayar, Osman Marghani, aktualisht përballet me dënim me vdekje mbi akuzat se ka përdorur publikimet për të “nxitur një pranverë Arabe” në vend.
Duke folur nga shtëpia e tij, ku po pret lajme rreth dënimit të tij, ai tha se shpreson që greva e urisë do të realizojë më shumë se vetëm ndërgjegjësimin për pezullimin e gazetarëve të El Tayar.