![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot kanë zhvilluar një takim ku kanë biseduar rreth koalicionit të tyre në qeverisjen e ardhshme.
Sipas Kurti qeverisa e ardhshme do ti jap prioritet grave dhe do të bëjë zvogëlimin e zëvendësministrave.
“Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta, pa humbur kohë ne kemi filluar bisedimet e përbashkëta. Do të jetë qeveri sa me efikase dhe që drejtojnë shtetin nga drejtësia. Jemi dakorduar për një dysheme prej 30 për qind të grave në kabinetin e ministrive dhe zvogëlimin e zëvendësministrave”, ka thënë Kurti./Insajderi.com