Ballisti nuk është paraqitur në Gjykatën Penale të Tiranë edhe pse Gjykata e Lartë ndaj tij vendosi masën e arrestit shtëpiak. Për këtë arsye, ai regjistroi adresë banimi në një shtëpi në Durrës, por që prej asaj dite nuk dihet më asgjë prej tij, shkruan “Shqiptarja.com”.
Morina nuk është paraqitur në Gjykatë dhe nuk dihet nëse për këtë ka patur ndonjë arsye, apo nuk është fare në Shqipëri. Megjithatë, Gjykata ka vendosur që të sillet me forcë në seancë më 17 mars.