
Policia e Kosovës ka arrestuar në 24 orët e fundit 21 persona për vepra të ndryshme. Një nga ta është arrestuar në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinë. nën dyshimin se ka mashtruar një person tjetër pasi që i ka marrë 20 euro dhe nuk i ka kthyer më.
Personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.
Në 24 orët e fundit, policia njofton se janë shënuar 37 aksidente trafiku, ku në njërin nga aksidentët ka pasur të vdekur.
Ky rast ka ndodhur në fshatin Trebovic të Pejës, ku një i dyshuari derisa ishte duke drejtuar automjetin Ford nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes rrokulliset jashtë rrugës në anën e kundërt dhe si pasojë e aksidentit pëson lëndime të rënda i cili dërgohet në QKUK por pa shenja jete./Insajderi