×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet pasi mashtroi një person për 20 euro

    Insajderi
    04 March 2016 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar në 24 orët e fundit 21 persona për vepra të ndryshme.  Një nga ta është arrestuar në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinë. nën dyshimin se ka mashtruar një person tjetër pasi që i ka marrë 20 euro dhe nuk i ka kthyer më.

    Personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

    Në 24 orët e fundit, policia njofton se janë shënuar 37 aksidente trafiku, ku në njërin nga aksidentët ka pasur të vdekur.

    Ky rast ka ndodhur në fshatin Trebovic të Pejës, ku një i dyshuari derisa ishte duke drejtuar automjetin Ford nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes rrokulliset jashtë rrugës në anën e kundërt dhe si pasojë e aksidentit pëson lëndime të rënda i cili dërgohet në QKUK por pa shenja jete./Insajderi

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark