
Gjykata Themelore në Kaçanik ia ka caktuar 20 ditë paraburgim një fshatari të dyshuar për vjedhje pylli.
Kërkesën për paraburgim e ka bërë Prokuroria Themelore në Ferizaj. H. T. Dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje pylli.
“Pas vlerësimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi i konsiderohet recidivist i shumëfishtë i veprave të njëjta penale”, ka njoftuar Gjykata Themelore e Ferizajt nëpërmjet një komunikate.
“Po ashtu me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”.