Rozeta Hajdari, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, ka paralajmëruar për një pako të re fiskale.
Në një konferencë për media ajo ka treguar se janë duke punuar me bizneset tjera për të dëgjuar ankesat e të tjerëve, përcjell Gazeta Insajderi.
“Jemi duke punuar edhe në pakon e dytë fiskale dhe asgjësim të nevojave dhe duke bashkëpunaur me bizneset tjera dhe me ankesat tjera që po na ndihmojnë në këtë kohë trë pandemisë. I falenderojë të gjithë bizneset dhe qytetarët që i kanë respektuar këto faza”, ka treguar Hajdari.
Ministri në detyrë Arben Vitia, në një konferencë për media ka treguar se nga 4 maji do të lehtësohen masat kundër COVID-19, shkruan Gazeta Insajderi.
Vitia, ka bërë me dije se lehtësimi i masave do të ndahet në tri faza.
E para me 4 maj deri më datën 18 maj.
“Zgjerohet orari i lëvizjes nga 1 orë e gjysmë në 3 orë, paradite dhe pasdite. Do të ketë edhe hapje të bizneseve, ndërtimtari dhe patundshmëri , tregti e automjeteve pjesërisht, ajo me pakicë, riparimi, zyret e konsulencës me lista”, ka thënë Vitia.
Ai është shprehur se jemi në një situatë që lakorja e virusit na lejon që të relaksohemi, por assesi ta neglizhojmë atë./ Insajderi.com