Insajderi
Biznes

Ministrja Hajdari paralajmëron pako të dytë fiskale

Insajderi
30 April 2020 - 16:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rozeta Hajdari, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, ka paralajmëruar për një pako të re fiskale.

Në një konferencë për media ajo ka treguar se janë duke punuar me bizneset tjera për të dëgjuar ankesat e të tjerëve, përcjell Gazeta Insajderi.

“Jemi duke punuar edhe në pakon e dytë fiskale dhe asgjësim të nevojave dhe duke bashkëpunaur me bizneset tjera dhe me ankesat tjera që po na ndihmojnë në këtë kohë trë pandemisë. I falenderojë të gjithë bizneset dhe qytetarët që i kanë respektuar këto faza”, ka treguar Hajdari.

Ministri në detyrë Arben Vitia, në një konferencë për media ka treguar se nga 4 maji do të lehtësohen masat kundër COVID-19, shkruan Gazeta Insajderi.

Vitia, ka bërë me dije se lehtësimi i masave do të ndahet në tri faza.

E para me 4 maj deri më datën 18 maj.

“Zgjerohet orari i lëvizjes nga 1 orë e gjysmë në 3 orë, paradite dhe pasdite. Do të ketë edhe hapje të bizneseve, ndërtimtari dhe patundshmëri , tregti e automjeteve pjesërisht, ajo me pakicë, riparimi, zyret e konsulencës me lista”, ka thënë Vitia.

Ai është shprehur se jemi në një situatë që lakorja e virusit na lejon që të relaksohemi, por assesi ta neglizhojmë atë./ Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark