×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    KE pranon gabimin për shfaqjen e Von der Leyen në videon zgjedhore në Kroaci

    Insajderi
    07 July 2020 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Von der Leyen, ish-ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, u shfaq në klip së bashku me figura të tjera të Partisë Popullore Evropiane.

    Ajo, së bashku me ish-kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, ish-presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, kancelarin austriak, Sebastian Kurz, e të tjerë thanë fjalët: “Kroacia e sigurt”.

    Von der Leyen tërhoqi vëmëndjen, sepse gjatë paraqitjes së saj të shkurtër, ajo foli përpara një flamuri të BE-së në një korridor të selisë së Komisionit, siç bën në videot zyrtare të BE-së.

    “Me shfaqjen e njëanshmërisë, ajo rrezikon besimin dhe dëmton zyrën [e KE-së]”, tha deputeti i Parlamentit Evropian, Jens Geier.

    Si të gjithë komisionarët evropianë, von der Leyen detyrohet nga Kodi i Sjelljes që të mos sillet në atë mënyrë që e minon perceptimin publik të pavarësisë së KE-së.

    Von der Leyen pranoi se çdo mesazh i natyrës politike duhet t’i “respektojë absolutisht” rregullat e Kodit, u tha gazetarëve zëdhënësi i saj, Eric Mamer.

    Ai tha se videoja është xhiruar të premten me kërkesë të Zyrës së Kryeministrit kroat, “së bashku me video-mesazhe të tjera që presidentja ka qenë në proces regjistrimi”.

    “Gabimet janë bërë”, tha Mamer, megjithëse këto ishin “teknike” dhe nga “stafi”.

    Zgjedhjet në Kroaci u mbajtën të dielën dhe rezultatet e para treguan se partia e kryeministrit Andrej Plenkoviq, HDZ, është në epërsi të madhe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark