“A do bëjmë seks bashkë?”, gazetarja rrëfen momentin kur e ngacmoi Fatos Nanon në prani të bashkëshortes - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “A do bëjmë seks bashkë?”, gazetarja rrëfen momentin kur e ngacmoi Fatos Nanon në prani të bashkëshortes

    Insajderi
    26 January 2021 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetarja Rudina Demneri, e njohur si Paloma, ka rrëfyer disa nga momentet më të veçanta të karrierës së saj, dhe ku ka veçuar rastin kur i kërkoi ish-kryeministrit të vendit, Fatos Nanos të kryenin marrëdhënie seksuale bashkë.

    E ftuar në Wake Up, gazetarja u shpreh se ia bëri pyetjen Nanos në sy të bashkëshortes së tij Xhoana Nano dhe në atë momenti “mendoi se i erdhi fundi e priste ndonjë shuplakë nga çifti”.

    Paloma tha se pyetja ishte e stisur dhe nuk kishte ndërmend të bënte seks me Fatos Nanon, por vetëm të dilte për takim me të për të kuptuar nëse pinte shumë alkool apo jo.

    “Unë për shembull i thashë Fatos Nanos, a do bëjmë seks bashkë? Ndërkohë që kishte bashkëshorten aty. Dhe nuk e di, për një moment mendova se aty erdhi fundi, do kisha ngrënë ndonjë shuplakë ose nga ai ose nga ajo.

    E kisha të stisur pyetjen, sigurisht, jo se doja të shkoja vërtetë me të. Doja ta ftoja në një takim pijesh, sepse thuhej se Fatos Nano pinte shume alkool dhe ne donim të dinim nëse është e vërtetë kjo ose jo. Dhe unë fillova ta ngacmoja,”– tregoi gazetarja.

    Pra nuk është se kishe kuriozitet personal të beje seks me të, po ku doje të dilje?

    Sepse doja ta ftoja në një takim pijesh se thuhej që zoti Nano konsumonte shumë alkool dhe ne donim të dinim nëse është e vërtetë kjo dhe fillova ta ngacmoja.

    Se zakonisht seksin e paraprin gjithmonë një gotë më shumë!

    Ekzakt !

    Përgjigja e ish-kryeministrit cila ishte që do donte të bënte ashtu me ty?

    Me libër shpije jam zënë! Ishte shaka se unë isha shumë e vogël. Ato batutat që bënim ne me Nanon ishin…

    Mendova se tu përgjigje që ta dinim edhe ne?!

    E kemi të regjistruar dhe në arkivë, ka qenë tek ambientet e Top-Channel te bari poshtë kur po dilte me bashkëshorten. Doli nga Fiks-Fare dhe unë i thash “o shpirt kur do bëjmë seks bashkë?!”. Një gjë e tillë ka qenë, por ka qenë shumë humoristike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark