
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është deklaruar rreth grevës në sektorin publik. Në intervistë për Insajderi ai foli për raportet e SBASHK-ut me Qeverinë aktuale.
Jasharaj u pyet se çfarë notë do t’i jepte Qeverisë Kurti e qeverive tjera.
“Po e them edhe pse do të kem një mori sharjes për këtë. E kam mbyll edhe Facebook-un për shkak sharjeve jo për mua, por për familjen, vdekur e gjallë…Me të gjithë kemi pasur përplasje me të gjithë kemi pasur pajtime. E kam vështirë të ju jap nota. Por kjo qeveri, le të më hidhërohet, le të më shanë sa të don, por unë po them jo për Rrahman Jasharajn, jo për ne, – le të hiqem unë edhe nga takimet, le të punojë me të tjerët sepse ka njerëz punëtorë, po them kështu se është një qeveri që ka qasje të gabuar ndaj sindikatave dhe për dialogun. Ne jemi qytetarë, të mos na sheh si individë“, ka deklaruar ai.
“Kur më shajnë mua e kanë sharë tërë sistemin arsimor në Kosovë sepse këta mësues i kanë mësuar aq sa kanë ditur”, u shpreh ai mes tjerash.
Ai përmend kryeministrat, Thaçi, Mustafa, Haradinaj, Hoti e së fundmi edhe Kurtin. Për secilin ka një vlerësim. Njërin e veçon paska për bashkëpunim më korrekt.
Por se çfarë note do t’i jepte secilës qeveri dhe se a do e ngelte Qeverinë e Albin Kurtit e mësoni nga deklarata që ka dhënë në intervistë.
*Shënim – Intervista është realizuar para konferencës së sotme të ministrit të Financave, Hekuran Murati.