×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Tri ditë pas grevës – Çka porosie i dërgon Jasharaj, Qeverisë Kurti?

    Insajderi
    29 August 2022 - 18:14

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka tri ditë që ka nisur grevën e përgjithshme në sektorin publik. Kryetari i Këshillit Grevist njëherit kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka dhënë intervistë për Gazetën Insajderi.

    Jasharaj është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e grevës ndërkohë u shpreh i zhgënjyer me veprimet e Qeverisë Kurti. Foli edhe për ‘kërcënimin’ e së enjtes me pagë e benefite tjera.

    Gjatë kësaj interviste, kreu i SBASHK-ut paralajmërojë se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesës së tyre, që është nga 100 euro, deri në miratimin e Ligjit për Paga.

    Çka thotë ai kur pyetet rreth cilësisë së arsimit në Kosovë? Si iu përgjigjet kërkesave për ri-testim të mësimdhënësve? Sa paguhen mësimdhënësit në Kosovë? Sa pagë merr vet ai? Nga 1 deri në 5, me çfarë note do ti vlerësonte qeveritë gjegjësisht ministritë e Arsimit përgjatë viteve? Cila është porosia e tij për Qeverinë Kurti? Si i komenton zërat kundër grevës së nisur? Cila është kërkesa e tij ndaj kryetares së FSShK-së, Tevide Imeri?

    Përveç kësaj Jasharaj u pyet edhe për çështjen e lejimit të vendosjes së shamisë nëpër shkolla. A ka SBASHK një qëndrim për këtë?

    Në prag të fillimit të procesit mësimor, çfarë mesazhi u dërgon ai prindërve e nxënëseve?

    Intervista e plotë:

    *Shënim – Intervista është realizuar para konferencës së sotme të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark