×
  • Lajme
  • Lajme

    A do t’a dekretojë presidenti vendimin e ish-ministrit Konjufca për shkarkimin e ambasadorëve?

    Insajderi
    08 June 2020 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vendimi i ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca për shkarkimin e disa ambasadorëve, përfshirë edhe Vlora Çitakun ende nuk ka pranuar dritën jeshile nga Presidenti, Hashim Thaçi, shkruan Insajderi.

    Sot, në konferencën për media, presidenti është pyetur nëse do të bëjë dekretimin e vendimeve të ish-ministrit.

    I pari i shtetit është shprehur se me këtë çështje po merret zyra ligjore në Presidencë.

    “Sa i përket pyetjes së dytë, këto gjëra janë në proces, zyra ligjore do të veprojë sipas ligjit e Kushtetutës që të kemi diplomaci aktive”, ka deklaruar presidenti.

    E ish-ministri, Glauk Konjufca me 3 mars mori vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve, përfshirë edhe ambasadoren Vlora Çitaku. Madje, për mos dekretimin e këtij vendimi kjo ministri pati paralajmëruar se do të drejtohet edhe në Gjykatë Kushtetuese./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark