Insajderi
Lajme

“A do ta lejonit Al-Qaedën?”- Profili fals Jona Çitaku dhe Feim Kelmendi i tregojnë Amerikës si bëhet politika

Insajderi
03 December 2025 - 10:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“A do ta lejonit Al-Qaedën?”- Profili fals Jona Çitaku dhe Feim Kelmendi i tregojnë Amerikës si bëhet politika
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reagimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka aktivizuar “ushtrinë kibernetike” të Lëvizjes Vetëvendosje.

Profili tashmë i njohur në publik fals, Jona Çitaku, i ka thënë amerikanëve se e kupton shqetësimin e tyre, por ata që jetojnë me pasojat e rrezikut të Listës Serbe janë qytetarët e Kosovës jo ambasadorët.

“Lista Serbe nuk është sjellë kurrë si parti politike normale, por si organizat kriminale. Ajo ka funksionuar si zgjatim i aparatit të sigurisë së Serbisë,me bojkotime, frikësime, destabilizime dhe madje mbrojtje të rrjeteve të përfshira në sulmin e Banjskës.

Institucionet e Kosovës JO vetëm që kanë të drejtë, por kanë detyrimin të mos certifikojnë struktura që nuk e njohin shtetin, nuk e respektojnë kushtetutën dhe veprojnë si proxy i një qeverie armiqësore”, thuhet ndër të tjera në komentin e saj.

Se si bëhet politika Amerikës i ka treguar një person real, me përgjegjësi të mëdha të ngarkuara në ndërmarrjen publike Telekomi i Kosovës. Feim Kelmendi, zyrtari kryesor financiar në ndërmarrje publike, ka pyetur SHBA’në nëse do t’i lejonte SHBA’ja organizatën terroriste Al-Qaeda të merrte pjesë në zgjedhje.

“A do të lejonin Shtetet e Bashkuara ndonjë anëtar të Al-Kaedës të merrte pjesë në zgjedhjet në SHBA”, ka pyetur Kelmendi.

Ambasada e SHBA’së në reagimin e tyre i ka quajtur shkurtpamëse dhe përçarëse përpjekjet e VV’së për bllokimin e Listës Serbe në certifikimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe ato të Kosovës”, u tha në reagimin e tyre. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark