×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A do të dekorohet Prishtina për 15 vjetorin e pavarësisë, Zogaj flet për Insajderin

    Insajderi
    16 February 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nesër, 17 shkurt, Kosova feston 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ndërsa në kryeqytet nuk ndihet fare atmosfera festive.

    Sheshet e Prishtinës që zakonisht janë stolisur me flamuj të shtetit, këtë vit ende nuk është vepruar njëjtë.

    Të paktën sot nuk është parë asnjë flamur i Kosovës në sheshet e kryeqytetit.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj për ta pyetur se cila është arsyeja e vonesës për dekorim të qytetit.

    Zogaj tha se aktualisht janë duke u dekoruar rrugët kryesore.

    Janë duke u dekoruar të gjitha rrugët kryesore“, ka thënë Zogaj për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark