×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    A do të ketë protestë të Njësisë se Specializuar të Policisë? Flasin nga Sindikata

    Insajderi
    02 February 2024 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditës se sotme është raportuar se Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës do të mbajnë një protestë lidhur me kushtet e punës, por këto janë mohuar nga Sindikata e Policisë.

    Për këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar me kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ai tha se këto janë të pavërteta.

    “Jo nuk ka diçka të tillë. Këto informacione janë dezinformata”, tha Zeqiri shkurt për Insajderin.

    Ndryshe Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Sindikata e Policisë kishin dalë për të protestuar në dhjetor para qeverisë.

    NjSI-ja dhe Sindikata kishin protestuar për shkak të pagave, shtesave të rrezikshmërisë, sigurimeve shëndetësore dhe kërkesave të tjera.

    Ata kishin dorëzuar Qeverisë 14 kërkesa.

    Protesta e parë e NjSI-së është mbajtur më 1 nëntor para objektit të Qeverisë së Kosovës. Përndryshe në protestën e parë, policët elitarë kishin paralajmëruar se nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark