×
  • Lajme
  • Insajderi

    A do të ketë riformatim të Qeverisë, kur pritet të ndodh dhe a është i nevojshëm?

    Insajderi
    01 September 2022 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa ministra shumë shpejt mund të mos jenë më pjesë e ekzekutivit. Por, kur mund të ndodh një riformatim i tillë i Qeverisë dhe cilat janë arsyet? Rreth këtyre pyetjeve Gazeta Insajderi ka marrë përgjigje nga pjestarë të opozitës si dhe nga analisti politik, Imer Mushkolaj.

    Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëroi ndryshime në Qeveri, më saktë një riformatim të kabinetit të tij qeveritar.

     “Nuk kemi dashur të merremi me ndryshime ministrash e stafi politik gjatë kësaj kohe sepse kemi pasur probleme të tjera, por ne e dimë që askush, asnjëri nuk është e nuk ndihet i paprekshëm” –tha ndër tjerash Kurti në “paralajmërimin” e tij për Deputetët.

    Cilët Ministra mund të mos jenë shumë shpejtë pjesë e ekzekutivit?

    Sipas analistit Imer Mushkolaj, Qeverisë i nevojitet një riformatim i tillë dhe së ndër ata që duhet të largohet urgjentisht është ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi.

    Qeveria ka nevojë të riformatohet. Disa ministra nuk kanë treguar përformancën e duhur dhe kryeministri ësht dashur më herët të i largojë ata. Në krye të Shëndetësisë ai ka emëruar z.Latifi, i cili mund të jetë profesionist i fushës, por nuk e ka idenë si ta menaxhojë një sektor kaq të rëndësishëm, ai duhet larguar urgjentisht”.

    Tutje, Mushkolaj shtoi se probleme menaxhimi ka edhe në ministri të tjera, shefat e të cilave kanë dështuar në investime kapitale.

    “Probleme menaxhimi ka edhe në ministri të tjera, shefat e të cilave kanë dështuar në investime kapitale. Kjo situatë duhet të jetë një alarm për Kurtin që të marrë masa sa më shpejt në menyrë që ta përmirësojë e dinamizojë qeverisjen” – përfundoi Mushkolaj në një përgjigje për Insajderin.

    Ndërsa, edhe nga opozita u shprehën se Qeveria ka nevojë për një riformatim, më saktësisht ishte nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, që për Gazetën Insajderi pohoi një gjë të tillë.

    Madje sipas Hazirit, riformatimi është vonuar, por më mirë është vonë se kurrë.

    “Riformatim i vonuar edhe ashtu. Në mes të një krize të paralajmëruar dhe ne pa aftësi të Ministrave tashmë pasojat janë evidente. Më mirë vonë se kurrë” – tha Haziri.

    Ndërkaq, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, partisë më të madhe opozitare në vend, Vlora Çitaku në një përgjigje për Insajderin tha se problemi nuk është vetëm tek ministrat, por qëndron tek mendësia qeverisëse.  

     “Dorën në zemër, problem nuk është vetëm inkompetenca e Ministrave, por mendësia qeverisëse” – tha ish-ambasadorja.

    Derisa, Zëdhënësi i Qeverisë, në një përgjigje për Insajderin ka thënë se nuk dëshiron të komentojë përtej deklaratës së Kryeministrit Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

    /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark