×
  • Sport
  • Sport

    A do të luaj Asllani kundër Barcelonës? Kjo është përgjigjja e Inzaghit

    Insajderi
    03 October 2022 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kristjan Asllani ka luajtur ndeshjen e tij të parë si titullar për Interin.

    Mesfushori shqiptar zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Romës teksa në momentin e zëvendësimit u duartrokit nga tifozët e pranishëm në Giuseppe Meazza.

    Të martën në mbrëmje Interi pret Barcelonën dhe pritet që edhe në këtë takim ylli shqiptar të jetë në fushë nga minuta e parë.

    Për këtë ka folur edhe trajneri Simone Inzaghi i cili ka lavdëruar paraqitjen e mesfushorit të talentuar ndaj Romës dhe ka konfirmuar se është gati për duelin ndaj Barçës.

    “Sa i përket Asllanit, ai zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Romës. Tregoi ato kualitetet që i ka shfaqur prej ditës së parë që është në skuadër”.

    “Sigurisht është gati për të luajtur edhe ndaj Barcelonës”, ka deklaruar trajneri italian.

    Reklama

    20-vjeçari iu bashkua Interit gjatë verës, teksa këtë edicion ka luajtur në katër ndeshje në total. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark