×
  • Sport
  • Sport

    A do të luaj Jude Bellingham në “El Clasico”!?

    Insajderi
    26 October 2023 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre minuta nga fundi i ndeshjes në Braga, kur Bellingami po linte fushën e lojës disi i dëmtuar, tifozët e Realit kanë mbajtur frymën. Të shtunën luhet “El Clasico” kundër Barçës dhe për “los blancos” kjo ndeshje nuk mund të mendohet pa yllin anglez në fushë.

    Fillimisht trajneri Ançeloti që qetësoi disi, duke folur për një ngarkesë fizike të tij. Por të gjithë realisht kanë pritur lajme nga stafi mjekësor i Realit të Madridit në lidhje me gjendjen e mesfushorit.

    Lajmet janë pozitive: Bellingam do të jetë rregullisht në fushë ndaj Barcelonës në rast se nuk ndodh ndonjë e papritur gjatë këtyre dy ditëve.

    Lajm i mirë në mungesë të konfirmimit nga klubi, i cili nuk erdhi në formën e një raporti mjekësor, por si informacion.

    Plani ishte që Bellingam të lihej të pushonte këtë të mërkurë dhe të priste deri të enjten për të verifikuar që gjithçka është në rregull.

    Edhe dueli në Braga përfundoi mjaft vonë për të, që iu desh të kalonte një kontroll antidoping dhe iu deshën rreth dy orë për ta bërë këtë.

    Më pas, ai u transferua në Porto, ku Madridi kaloi natën për t’u kthyer në Madrid të mërkurën në mëngjes. Që në mëngjes ndjesitë ishin shumë më të mira dhe optimizmi në klubin e bardhë tashmë është i plotë.

    Ai llogaritet si titullar ndaj Barcelonës. Logjikisht, për shkak të shqetësimit të lehtë, gjendja e tij do të trajtohet me kujdes të veçantë në këto dy seanca. Por nuk ka asnjë dyshim me Bellingamin: ai do të jetë në Barcelonë për “El Clasico”-n.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark