Liria e ka shkarkuar mbrëmë trajnerin e saj turk, Nedim Yigit. Ky vendim erdhi pas disfatës së radhës ndaj Fushë Kosovës.
Një nga emrat e mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës prizrenase është edhe Ismet Munishi.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ka disponim tek skuadra prizrenase për afrimin e Munishit.
Indeksonline e ka kontaktuar trajnerin e njohur kosovës lidhur me këto zëra.
“Deri tani nuk më ka kontakuar askush. Po e shoh nifar disponimi në këtë drejtim, por nuk mundem asgjë të flas për momentin” ka thënë Munishi për Indeksonline.