×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Insajderi / Insajderi

    A do të ndikojë ndalimi i TikTok-ut edhe te VIP-at ? Flasin ekspertët

    Insajderi
    28 April 2023 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rrjeti social TikTok ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve. Por a do të ndalohet përdorimi tij vetëm për institucionet në Kosovë, apo ndalimi i tij do të ‘prek’ edhe qytetarët e thjeshtë, apo thënë më mirë ViP-at e TikToku-t. Problemi me këtë rrjet social ka marrë përmasa të mëdha edhe botërore, pasi që Kina është duke mbledhur të dhëna shtetërore përmes këtij aplikacioni, shkruan Insajderi.

    Lidhur më këtë çështje për Insajderin ka folur Profesori universitar, Alban Zeneli, i cili tha se është kundër ndalimin të TikTok-ut, duke shtuar se qasja e shoqërisë dhe institucioneve duhet të jetë ndryshe.

    Realisht unë jam kundër ndalimit te secilit rrjet social dhe jo vetëm tiktokut, mendoj që qasja e shoqërisë tonë por edhe institucioneve duhet te jete e ndryshme, duhet që pjesëtaret e shoqërisë sonë që ta kenë të qartë se çfarë po bëjnë në mediat e tyre me rrjetet socialale, na duhet ti aftësojmë sidomos të rinjët, qe ose çfarë veprime janë duke i kry, kjo do të nënkuptonte, në raport me edukimin për mediat”.

    Tutje Zeneli tha se beson që institucionet nuk do të shkojnë deri te niveli i ndalimit të TikTok-ut për qyetarët e thjeshtëm por hapat që do të marrin do të jenë në raport me paisjet zyrtare të shtetit.

    “Unë besoj që institucionet nuk do të shkojnë deri në atë nivel të ndalesave nëse ata do të marrin ndonjë hap do të jetë në raport me paisjet zyrtare të shtetit e jo në raport me qytetaret”.

    Por ku qëndron problemi me TikTok-un dhe cila duhet të jetë qasja në raport me këtë rrjet social sipas Profesorit Univeristar, Alban Zenelit.

    Problemi është që aty promovohen vlera që nuk janë të kësaj shoqërie dhe qon në një problematikë të një ideje se si sillen në shoqëri. Por qasja duhet te jetë jo në ndalim por në parandalim që do të nënkuptonte vetëdijesim në këto platforma”, theksoi Zeneli.

    Ndërkohë që një alarmim ka ardhur nga Konsulenti i Lartë i Intelegjencës Artificiale dhe Automatizimeve që jeton e vepron në Zurich të Zvicrrës, Dardan Demiri, i cili tha për Gazetën Insajderi se TikToku është një rrezik shumë i madh për sigurinë e çdo shteti e jo vetëm të Kosovës.

    “Mua më është bllokuar TikToku, pasi që kam postu videon me rreziqet e Tiktokut për shtetin dhe shoqërin, dhe se si ata përdorin Intelegjencen Artificiale për të manipuluar masën. Tiktoku është definitivisht një lloj virusi për çdo shoqëri, ai ka qëllim shkatërrimin e vlerave të çdo populli, shkaëtrrimin e vëmendjes tek të rinjët dhe promovimin e njerëzve pa as një vlerë. Këtu në Zvicërr kam qasje direkte në avancimet e fundit në Intelegjencë Artificiale, dhe TikToku është një rrezik shumë i madh për sigurinë dhe të ardhmen e çdo shteti jo vetëm Kosovës”, tha ai.

    Tutje Demiri tregoi se cili do të ishte ndikimi në rast të ndalimit të TikTok-ut:

    “Ndalesa do ndikonte që të mos shohim më analfabetë, psikopat, drogagjinjë, e të sëmurë mendor çdo ditë e ti etiketojmë ata sikur VIP. Ata e ato që nuk promovojnë vlera, dije, mësime, këshilla e nuk janë artistë, nuk janë as VIP, ata janë thjeshtë virusi i shoqërisë që Kina lansoj, e që po ndikon tek fëmijët tanë në mënyrë direkte”, përfundoi ai.

    E kur kthehemi tek VIP-at e TikTok-ut, të cilët përpos famës që kanë marrë në Kosovë, kanë përfituar mjaft mirë edhe nga ana ekonomike.

    Moderatori, njëkohësisht mjaft i famshëm në rrjetin social TikTok, i cili ka plot 111 mijë ndjekës, Visar Dërmaku, apo i njohur si Gani Gërmia, tha se në aspektin njerëzor e mirëpret një vendim të tillë, ani pse siç thotë ai nëse do të ndalohej nuk do të ndikonte mirë tek ai, pasi ka një audiencë të madhe dhe për nga ana financiare ia ka “pa hajrin”.

    Nëse veç merret një vendim me ndërpre unë po them në aspektin njerëzor degradim më të madh dhe si njerzit në Kosovë që e kanë keqpërdorë, dhe menduan që gjithçka bohet për para kur e kuptuan që po fitojnë pak para, dhe dul ajo ana çnjerëzore e jona, por kjo ka ndodh edhe në ballkan jo vetëm te na, dhe kjo la me kuptu për pare çka jemi në gjendje me bo, edhe me të thonë të drejtën unë ja kom pa hajrin”.

    Nëse do të ndalohej, normal që do të ndikonte edhe te une pasi kam një audiencë të madhe, i kom 70 milion hashtag-un, i kom 110 mijë ndjekës, është një humbje e madhe, por sa i përket nëse është në të mirën e vendit isha kon pro, pavarsisht që nuk më konvenon. Por nëse vazhdon me këto nivele të ulta, sepse nuk mbeti asnjë qytetar i thjeshtë krejt VIP u bënë, qohen gratë e zeza, gruaja 70 vjet zhvishet, çka po pret tjetër”, tha Gani Gërmia për Gazetën Insajderi.

    Derisa, kujtojmë që para tri dite, deputeti i VV-së Dimal Basha, ka pyetur komisioneren në lidhje më aplikacioni e TikTok-ut. Sipas tij, shumë shtete janë duke e ndaluar, pasi Kina është duke mbledhur të dhëna shtetërore përmes këtij aplikacioni.

    “Amerika është duke e trajtuar në Kongres çështjen e TikTok-ut, sepse Kina grumbullon informata nga ky aplikacion. Kina nuk është miqësore me në. Të gjitha të dhënat i transferohen Kinës, a keni ndërmarr diçka dhe si duhet ti adresohemi këtij problemi. Ku mbahen të dhënat e qytetarëve. A keni një propozim. Na mundemi me ndalu dhe mos ta përdorim fare”, kishte thënë Basha.

    E në lidhje me këtë çështje Sogejva deklaroi se këtë do ta diskutojnë edhe me institucionet tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark