×
  • Sport
  • Sport

    A do të rikthehej në Përfaqësuesen e Kosovës po të merrte përsëri ftesën!? Kjo është përgjigjja e Valon Berishës

    Insajderi
    25 June 2023 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-përfaqësuesi i Kosovës, Valon Berisha, është i ftuar në emisionin “Kampionët” në Kanal10.

    Gjatë diskutimit për Kosovën dhe shkarkimin e trajnerit Alin Giresse, foli edhe lojtari i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha.

    “Kur luaj me Kosovën, luaj për kombëtaren jo për emrin tim. Kurdo që më thërrasin për ndeshje të Kosovës jam i gatshëm të paraqitem.”, tha Berisha.

    Tutje, ai foli edhe për të ardhmen e tij.

    “Kam edhe një vit kontratë me Reims, jam fizikisht mirë, mirëpo në fund vendos trajneri se a do të aktivizohem apo jo.”, përfundoi Berisha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark