×
  • Showbiz
  • Show

    A do të rikthehen sërish Tea dhe Bearti në ‘Për’puthen’? Çifti çudit me përgjigjen

    Insajderi
    03 March 2021 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tea dhe Berati janë çifti më i komentuar i momentit, menjëherë pasi skandali i lidhjes së tyre u bë publik.

    Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Roped with Olsi”, ata thanë se pas gjithë atyre sulmeve dhe akuzave janë qetësuar.

    “Mu deshën ca ditë të mësohesha me gjithë atë vëmendje, nuk ka qenë e lehtë të përballoje komentet e njerëzve. Por e kaluam, u mësuam”, u shpreh Tea.

    Ajo shtoi se fotot e para që bënë publik skandalin ata të dy i publikuan vetë, që të jetonin në qetësi romancën e tyre.

    “Fotot i publikuam vetë, se ishin selfie dhe nuk mund të bëj paparaci selfie. Kishte ardhur një pikë që nuk duronim dot më të rrinim fshehur. Ne ishim mes maleve, në Bogë, dhe prapë dolën foto që ishim atje dhe kështu vendosëm t’i nxirrnim vetë dhe ta jetonim jetën siç donim ne”, tha Tea.

    Por të dy si çift Tea dhe Bearti ngritën dyshime se mund të bëhen sërish pjesë e “Për’puthen” apo ndonjë emisioni tjetër.

    Kur u pyetën nga Olsi nëse mund të rikthehen si opinionistë në “Për’puthen”, Tea tha: “Si opinionistë nuk do jemi, por do e shohim”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark