×
  • Lajme
  • Insajderi

    A do të rikthehet Arben Vitia në krye të ministrisë së Shëndetësisë?

    Insajderi
    06 October 2022 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, thonë burimet, ndonëse lajmi ende nuk është konfimruar.

    Por, a do të jetë Arben Vitia në krye të Shëndetësisë? Ai ka thënë se nuk ka asnjë interesim për t’u rikthyer si ministër i Shëndetësisë.

    “Jo, nuk kam asnjë interesim. Nuk kam qenë në dijeni më herët, është lajm ky që sapo më thatë”, tha Vitia për Nacionalen.

    Arben Vitia së fundmi është emëruar në pozitën e menaxherit në klinikën private Olive.

    Ai ishte kritikuar shumë shpesh për udhëtimet e shumta, dhe dështimin që të bëj ndryshime konkrete në shëndetësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark