×
  • Lajme
  • Insajderi

    A do të takohet Kurti me Harris?- Mediat proqeveritare raportuan se do të ndodh të hënën, Harris udhëtoi për Dubai

    Insajderi
    16 May 2022 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjasat që të ketë një takim mes Zëvendës-presidenten Kamala Harris dhe kryeministrit Albin Kurti janë të vogla. Mos të themi e pamundur pasi që Zëvendës-presidenten Kamala Harris ka udhëtuar sot drejtë Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), ) për të nderuar liderin e kësaj federate që vdiq së fundi, dhe për t’u takuar me presidentin e ri, shkruan Insajderi.

    Ajo tashme ndodhet në Dubai.

    Por, disa media në Kosovë raportuan se kryeministri do ta takoj të hënën (sot) Zëvendës-presidenten Kamala Harris.

    Vetë, Kamala Harris në profilin e saj në Facebook ka bërë të ditur se do të udhëtoj për në Dubai.

    |Unë po udhëtoj për në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan”, shkruan ajo.

    Për shumë ditë ka pasur thashetheme në Kosovë se Kurti megjithatë do të arrinte në Shtëpinë e Bardhë për një takim me rëndësi. E emri i përmendur ishte pikërisht Kamala Harris, zëvendësja e Presidentit Joe Biden.

    Albin Kurti, ka hyrë në ditën e tij të njëmbëdhjetë të vizitës në Amerikë dhe nuk ka takuar asnjë zyrtar të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit apo të Shtëpisë së Bardhë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark