×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    A do ta përkrahë mocionin e AAK-së?- Rrahmani flet për Insajderin

    Insajderi
    23 March 2024 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rastin e 3 vjetori të Qeverisë Kurti, ka prezantuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë se Kosovës.

    Sipas komunikatës së AAK-së, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë qeverisja ka qenë e dobët dhe stagnuese.

    Në mocionin e publikuar ai ka thënë se nuk janë prezantuar të gjitha efektet e qeverisë gjatë 3 vjetorit të udhëheqjes së shtetit.

    Insajderi ka kontaktuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani. I pyetur se a është i gatshëm ta përkrahë mocionin e mosbesimit të nisur nga AAK, ai tha se kjo do bëhej vetëm në raste të jashtëzakonshme.

    “Nuk do ta përkrahi asnjëherë, pasi e gjithë kjo do mund të bëhej vetëm nëse ka raste të jashtëzakonshme, ne nuk kemi rast të tillë në Kosovë”, tha Rrahmani për Insajderin.

    Ai gjithashtu shtoi se nuk duhet të praktikohet ndërprerja e mandatit të qeverive. Kjo pasi sipas tij më së shumti dëmtohet populli në raste të tilla./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark