×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    A duhet të dalin pagat e mësimdhënësve? Deklarohen juristët

    Insajderi
    04 October 2022 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është një Ligj, ai për Grevat që po interpretohet në ndryshe nga shteti, dhe ndryshe nga mësimdhënësit.

    Gazeta Insajderi

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar qëndrimin e ekzekutivit kundër ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit grevistë.

    “Parimi ‘pagë për punë’ do të respektohet. Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompenzohen”, tha Kryeziu të martën, kur ka shpërndarë shkrimin e Arbërie Nagavcit, ministres së Arsimit, pikërisht për këtë çështje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se komunat, si përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, nuk i kanë dërguar të dhënat për mësimdhënësit në Ministrinë e Financave, derisa ka njoftuar se pagat janë realizuar për ata që i kanë pasë të dhënat.

    “Ndonëse komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, janë punëdhënëse dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë. Me kërkesë të ministrit të financave, Hekuran Murati, i kemi dërguar ato të dhëna që i kemi pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta”, ka shkruar ministrja Nagavci, transmeton Gazeta Insajderi.

    Ajo shtoi se sot do ta publikojnë Kalendarin e rishikuar për vitin shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit. Mbi këtë vendim, Nagavci shkruan se do të ketë kompensim, por për punën e bërë.

    Kjo deklaratë e saj vjen pasi Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk do të ketë ekzekutim të pagave për muajin shtator për grevistët.

    Por, çfarë thonë juristët?

    Është një Ligj, ai për Grevat që po interpretohet në ndryshe nga shteti, dhe ndryshe nga mësimdhënësit.

    Qeveria po e citon Nenin 18, të Ligjit për Paga, i cili thotë: Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës, kur po deklarohet se nuk do t’i paguajë mësimdhënësit që kanë grevuar.

    Juristi Arbër Jashari ka thënë se “këto janë dispozitat e Ligjit për Greva, të cilat po i shërbejnë qeverisë si bazë për mosekzekutimin e pagave ndaj punonjësve grevistë”.

    “Ka shumë çka të diskutohet, rreth ligjshmërisë se këtij veprimi, por ajo që dua të them është se qeveria duhet ta gjejë një modalitet për t’i kompensuar grevistët”, ka shkruar Jashari, transmeton Gazeta Insajderi.

    Jashari jep një sugjerim sesi Qeveria mund ta bëjë ekzekutimin e pagave.

    “Nëse vërtetë Ligji është pengesë, atëherë le ta merr një vendim, me anë të cilit do t’i kompensonte ata, aq sa e kanë rrogën mujore. Le ta quaj subvencion, le ta quaj shtesë, le ta quaj ndihmë, le ta quaj çkado tjetër, por njerëzit të mos i lerë pa të ardhurat mujore”, ka thënë Jashari, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në anën tjetër, në të njëjtin Ligj, ekziston Nenin që i favorizon mësimdhënësit që grevuan nga 25 gushti deri më 3 tetor.

    “Për organizuesit e grevës, pjesëmarrësve grevistë dhe ndaj të punësuarve të tjerë, të cilët mbështesin
    grevën, nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale dhe nuk mund t’ju ndërpritet marrëdhënia e
    punës”, thuhet në Nenin 13 të Ligjit për Paga.

    Juristi Ehat Miftaraj duke u mbështetur në këtë fakt, thotë se mosekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me Ligjin.

    “Është persekutim ndaj grevisteve”, thotë Miftaraj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas tij “secili grevist që paraqet Padi në gjykatë, përveç pagës, pastaj do te kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore. Me fjalë tjera, nga një pagë qe mund të jetë 480 euro për një muaj, shteti do të paguaj diku 1500 euro. Në fund faturën e paguan taksapaguesi”.

    Miftaraj sqaron se pezullimi i pagës së grevistëve është në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë, edhe sipas një vendimi Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

    “Pezullimi i pagës së grevistëve cenon të drejtën kushtetuese për lirinë e asociimit në sindikatë dhe të drejtën në grevë”, thotë vendimi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark