×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Qeveria Kurti i pagoi serbët që s’shkuan kurrë në punë, por jo edhe mësuesit grevistë

    Insajderi
    04 October 2022 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi gjatë viti 2022 se si qeveria e Albin Kurtit i ka paguar zyrtarët serbë që nuk kanë dalë asnjëherë në vendin e punës. Tash njëjtë nuk po vepron edhe me mësimdhënësit që grevuan.

    Gazeta Insajderi

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar qëndrimin e ekzekutivit kundër ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit grevistë.

    “Parimi ‘pagë për punë’ do të respektohet. Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompenzohen”, tha Kryeziu të martën, kur ka shpërndarë shkrimin e Arbërie Nagavcit, ministres së Arsimit, pikërisht për këtë çështje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se komunat, si përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, nuk i kanë dërguar të dhënat për mësimdhënësit në Ministrinë e Financave, derisa ka njoftuar se pagat janë realizuar për ata që i kanë pasë të dhënat.

    “Ndonëse komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, janë punëdhënëse dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë. Me kërkesë të ministrit të financave, Hekuran Murati, i kemi dërguar ato të dhëna që i kemi pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta”, ka shkruar ministrja Nagavci, transmeton Gazeta Insajderi.

    Ajo shtoi se sot do ta publikojnë Kalendarin e rishikuar për vitin shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit. Mbi këtë vendim, Nagavci shkruan se do të ketë kompensim, por për punën e bërë.

    Kjo deklaratë e saj vjen pasi Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk do të ketë ekzekutim të pagave për muajin shtator për grevistët.

    20 zyrtarë serbë paguhen mbi 97 mijë euro nga ministria e Sveçlës pa shkuar në punë

    Ministria e Punëve të Brendshe ka paguar 20 zyrtarë nga komuniteti serb pa shkuar asnjëherë në punë në vitit 2021. Këta zyrtarë i kushtuan 97 mijë 099 euro dikasterit të udhëhequr nga ministri Xhelal Sveçla.

    Punëtorët e komunitet serb kishin qenë të obliguar të sistemohen nga ish-Ministria e Administrates Publike, si pjesëtarë të strukturës ilegale të ashtuquajtur “Mbrojtja civile”.

    Ndonëse, sipas Ministrisë këta të punësuar nuk kanë hapësira të përcaktuara të punës dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në Ministri.

    “Bazuar në vendimin e Qeverisë Nr.06/39 i dt. 22.07.2015, ish MAP ka qenë e obliguar t’i sistemojë 20 punëtorë të komunitetit serb, pjesëtarë të strukturës ilegale të ashtuquajtur ‘’Mbrojtja civile’’. Sipas konfirmimeve nga zyrtarët e Ministrisë këta të punësuar nuk kanë hapësira të përcaktuara të punës dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në Ministri. Buxheti i shpenzuar për pagat e tyre për vitin 2021 ishte 97,099€”, thuhet në raportin e auditorit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Mirëpo, MPB-ja ende nuk ka arritur të ndërmerr masa konkrete në sistemimin e kësaj kategorie të të punësuarve.

    “Kjo dukuri po vazhdon të jetë prezente ndër vite edhe pse në vazhdimësi po raportohet në raportet tona të auditimit. Ministria ende nuk ka arritur të ndërmerr masa konkrete në sistemimin, angazhimin dhe monitorimin e kësaj kategorie të të punësuarve”, thotë raporti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kështu ka zbuluar Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, i cili vë në pah këtë paregullësi në MPB.

    “Pagesat e punonjësve në mungesë të dëshmive për vijueshmërinë në punë dhe në mungesë të angazhimit për kryerjen e detyrave zyrtare, konsiderohen si pagesa të parregullta dhe dëmtojnë buxhetin e ministrisë”, thuhet në gjetjen e Auditorit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Raporti i Auditorit rekomandon ministrit Xhelal Sveçlën që të ndërmerr të gjitha veprimet për të siguruar krijimin e kushteve për vijueshmërinë e rregullt në punë të këtyre punonjësve, duke bërë monitorimin e vazhdueshëm siç parashihet me aktet ligjore.

    18 zyrtarë të Artane Rizvanollit paguhen pa shkuar në punë, dëmtojnë buxhetin për 93 mijë euro

    18 zyrtarë të ministrisë së Ekonomisë kanë marrë paga nga shteti, ndonëse nuk kanë shkuar asnjëherë në punë gjatë vitit të fundit.

    Kështu ka zbuluar raporti i Auditorit të Përgjithshëm, i cili vë në pah këtë paregullësi në dikasterin e udhëhequr nga ministrja Artane Rizvanolli.

    “Kjo dukuri po vazhdon të jetë prezente ndër vite edhe pse në vazhdimësi po raportohet në raportet tona të auditimit. Ministria ende nuk ka arritur të ndërmerr masa konkrete në sistemimin, angazhimin dhe monitorimin e kësaj kategorie të të punësuarve”, thotë raporti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas dokumenti zyrtar, punëtorët janë të komunitetit serb, dhe të njëjtit kanë marrë hiç më pak se 93 mijë e 435 euro për gjatë vitit që është lënë pas, pavarësisht se nuk janë paraqitur në punë.

    “Pagesat e punonjësve në mungesë të dëshmive për vijueshmërinë në punë dhe në mungesë të angazhimit për kryerjen e detyrave zyrtare, konsiderohen si pagesa të parregullta dhe dëmtojnë buxhetin e ministrisë”, thuhet në gjetjen e Auditorit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Raporti i Auditorit rekomandon ministren Artane Rizvanolli që të ndërmerr të gjitha veprimet për të siguruar kushte pune dhe vijueshmërinë e rregullt në punë të këtyre punonjësve, duke bërë monitorimin e vazhdueshëm siç parashihet me aktet ligjore.

    Punonjësit serbë ishin angazhuar në ministrinë e MPB-së bazuar në vendimin nr. 06/39 të datës 22.07.2015, ku Qeveria e Kosovës kishte aprovuar konkluzionet e dakorduara të Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për realizimin e marrëveshjes së ashtuquajtur “Mbrojta Civile”, dhe që nga atëherë kanë marrë paga pa shkuar fare në punë.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark