Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli dhe opinionisti, Alban Lumi, nuk po pajtohen aspak me njëri-tjetrin
Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Sokoli dhe Lumi po ‘përplasen’ rreth çështjes se a duhet trajnerët të jenë pjesë e studiove televizive.
Sipas Lumit, nëse një trajner është duke udhëhequr një klub, nuk duhet të jetë pjesë e studiove si analist.
Por, me këtë gjë nuk ra dakord Sokoli, i cili tha ”është një numër i vogël i trajnerëve që dalin nëpër studio, që e kanë për detyrë të analizojnë”.