×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    A duhet të zëvendësohet Lajçaku nga BE-ja? Kështu përgjigjet Kurti

    Insajderi
    18 September 2023 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ashpërsuar gjuhën në drejtim të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të 14 shtatorit.

    Kurti, në konferencë për media e ka akuzuar Lajçakun për koordinim paraprak me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përpara takimit në Bruksel, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shefi i Qeverisë, pas deklaratave të ashpra ndaj Lajçakut, është pyetur nëse duhet të zëvendësohet si ndërmjetës nga BE-ja. Kurti ka thënë se deklarimet e fundit duhet të jenë të mjaftueshme për llogaridhënie në BE.

    “Emisari evropian Lajçak natyrisht që nuk më jep llogari mua si kryeministër i Kosovës. Ai duhet t’i japë llogari BE-së. Ajo çfarë kam thënë ditët e fundit është më së e mjaftueshme për këtë llogaridhënie”, ka deklaruar ndër të tjera kryeministri.

    Në anën tjetër, kryeministri Kurti beson se Kosova ka ndërmarrë të gjitha hapat e duhur për de-eskalimin e situatës në veri. Sipas tij, masat ndëshkuese ndaj Kosovës tashmë janë të pakuptueshme.

    “Së pari, çështja e masave dhe heqjes së tyre ka të bëjë kryekëput me de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës. Nuk ka të bëjë me dialogun. Masat ne i kemi për shkak të përpjekjeve për destabilizim dhe dhunës në veri të Kosovës. Ne e kemi thënë që në krye të herës se ne i kemi emrat dhe mbiemrat e atyre që i shkaktuan këtë. De-eskalimi në masë të konsiderueshme ka ndodhur. Ajo çfarë ne duhet të kemi kujdes është mundësia e ri-eskalimit dhe adresa për potencialin e ri-eskalimit nuk është në Prishtinë por Beograd. Nënshkrimi i udhëzimit administrativ para pak ditësh do të duhej që ta bënte të natyrshme heqjen e masave ndaj Kosovës. Shto këtu zvogëlimin e Policisë së Kosovës dy herë me nga 25 për qind, pa dyshim që masat nuk kanë asnjë kuptim”, deklaroi më tutje ai.

    Kryeministri Kurti po mban konferencë bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për raportim pas takimit të 14 shtatorit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark