Insajderi
Lajme

“A e dini procedurën si dizajnohet një projekt” – Rama tenton ta zë ngushtë Çekun, ky i fundit ia kthen: Kjo fore nuk të shitet më

Insajderi
03 November 2025 - 21:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“A e dini procedurën si dizajnohet një projekt” – Rama tenton ta zë ngushtë Çekun, ky i fundit ia kthen: Kjo fore nuk të shitet më
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka nisur përballja mes dy kandidatëve për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çekut dhe Përparim Ramës, shkruan Insajderi.

Në nisje të emisionit kanë filluar edhe përplasjet e para. Kryetari aktual i Prishtinës, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, tentoi ta zë ngushtë Çekun me pyetjen se si duhet të dizajnohet një projekt.

“Ne i kemi propozuar dy pika për palestrën e basketbollit. Projekti është propozuar, ka qenë i gatshëm. Keni bërë një projekt abstrakt. A e dini procedurën si dizajnohet një projekt?”, tha ai duke insistuar: “Tregona, tregona!”.

Çeku, duke anashkaluar përgjigjen direkte, ia ktheu Ramës se kjo është një qasje që ai e kishte përdorur në zgjedhjet e para katër viteve.

“E para, zoti kryetar, qasjen e para katër viteve me tentu kundërshtarin me fut në tema profesionale ka kaluar. Kjo fore nuk të shitet më. Tash po kalojmë në terma konkrete”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark