Insajderi
Insporti

A e dini se djali i presidentes Justina Shiroka-Pula ka qenë futbollist i njohur në futbollin kosovar?

Insajderi
07 October 2026 - 14:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A e dini se djali i presidentes Justina Shiroka-Pula ka qenë futbollist i njohur në futbollin kosovar?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë orës së fundit të mbrëmjes të së martës dhe orës së parë të së mërkurës, Kuvendi i Kosovës votoi akademiken Justina Shiroka-Pula si presidente të vendit. Por, a e keni ditur se njëri nga djemtë e saj ishte një futbollist i njohur në futbollin e Kosovës?

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidentja e shtatë e Kosovës, pasi u votua me 81 vota pro në raundin e parë nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, presidentja e re e vendit në të kaluarën është hasur shpesh edhe në shkallët e stadiumeve duke shikuar futboll.

Arsyeja është e thjeshtë. Djali i saj i madh, Lekë Pula, ishte një futbollist i njohur në futbollin e Kosovës, duke bërë karrierë në disa prej klubeve më të njohura.

Leka karrierën e kishte nisur në vitet para luftës në shkollën e futbollit 2 Korriku, ku u formua si lojtar dhe kaloi grupmoshat deri në ekipin e parë.

Paraqitjet e tija të mira si mbrojtës, zakonisht në qendër të mbrojtjes bënë që Leka të ngjitet edhe më lartë.

Ai bëri karrierë për disa vite edhe te klubi më i madh kosovar, Prishtina, ku ndër tjerash fitoi edhe titullin kampion.

Më vonë, djali i presidentes luajti edhe me klubin tjetër kryeqytetas, Flamurtari, për shumë vite.

Megjithatë, Leka, edhe pse një lojtar me cilësi të larta dhe karrierë të pëlqyeshme, vendosi të pensionohet nga futbollit rreth të 30-tave.

Arsyeja e pensionimit ishte fokusimi në studime dhe botën akademike.

Lekë Pula është Doktor i Shkencave Ekonomike në fushën e Ekonomisë dhe tash e shumë vite është profesor i asociuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. /Telegrafi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark