×
  • Showbiz
  • Show

    A e ka goditur Zhaklina? Efi tregon sherrin me opinionisten në prapaskenë

    Insajderi
    27 May 2023 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-konkurentja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes ka shpjeguar konfliktin me opinionisten Zhaklin Lekatari gjatë Primes së parë të reality show-t.

    E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Efi tha se “molla e sherrit” kishte qenë mospërputhja e mendimeve të tyre sa i përket Luizit. Kjo ka mjaftuar që në përfundim të Primes, tregon Efi, Zhaklina t’i përvishet pas kuintave, moment të cilin ajo e kishte diskutuar edhe me psikologen e saj.

    Efi tregoi se nëse një moment i tillë do t’i kishte ndodhur asaj Efit të mëparshme, me atë lloj natyre që kishte, ndoshta do kishte reaguar në mënyrë të gabuar. Megjithatë, incidenti i shërbeu për të konfirmuar se ajo ka ndryshuar për mirë, duke u bërë një person më i qetë seç ka qenë më parë.

    Pjesë nga biseda:

    Erjona Rusi: Po me Zhaklinën. Në puntatat e fundit ka pasur shumë tension mes jush.

    Efi: Ka qenë një mendim i ndryshëm i imi për Luizin, dhe mendim i ndryshëm i Zhaklinës. Në momentin që kemi dalë pas kuintave, ka qenë një debat me tone të larta nga ana e saj dhe kjo ishte një bisedë në të cilën unë kam folur me psikologen time, për t’i treguar se ka bërë një punë shumë të mirë sepse nëse dikush do të dilte më përpara para meje, ndoshta do të bëja një reagim të gabuar. Kurse tani nuk bëra asgjë dhe thjesht po ja shpjegoja. Arsyeja e mërzitjes dhe mërisë së Zhaklinës ishte pikërisht sepse dolën disa biseda me psikologen, mesazhet, dhe thjesht u kap tek ajo gjë që i interesoj të kapej.

    Tek pjesa që unë do të bëja atë veprimin tjetër. Por harroi që unë e përcaktova se bëhej fjalë për më përpara, me atë lloj natyre që unë kisha.

    Erjona Rusi: Kaq shumë të inatosi? Nëse mund të të pyes, të ofendoi që të inatosi kaq shumë?

    Efi: Më erdhi shumë afër…

    Erjona Rusi: Po nënkupton që t’u hakërrye, të kërcënoi në një farë mënyre?

    Efi: Jo, thjesht reagimi i saj, sepse duket që është një njeri impulsiv që flet me duar dhe me veprime, ishte më i afërt me mua seç duhej. Këtë po shprehja, dhe në fund të ditës zëre se po ia thoja vetes time. Sepse unë prandaj e kam psikologen, në momentin që unë kam për të folur dhe shprehur diçka e them. Por që fatkeqësisht u bë pak më e madhe si situatë dhe…

    Erjona Rusi: Thjesht që ta qartësojmë që të mos krijohen keqkuptime me nënkuptime, t’u afrua aq shumë për të të kërcënuar apo për të të goditur?

    Efi: Jo, jo. Absolutisht jo. As njërën, as tjetrën. Thjesht afrimi i saj dhe impulsiviteti dhe zëri i saj i lartë më bëri mua që të them; ok, paske ndryshuar. Sepse unë zakonisht nuk lejoj njeri të më vijë aq afër fytyrës. Nuk është se do të më bënte ndonjë gjë, por thjesht ai afrimiteti që nuk ishte i nevojshëm dhe aq më tepër kur ne nuk kishim një debat tonin. Nuk kishim një gjë personale me njëra tjetrën, nuk kishim asgjë. Thjesht ishin dy mendime të ndryshme dhe asaj nuk i pëlqeu mendimi im. Prandaj edhe në momentin që jam futur, jam ndjerë edhe më keq brenda në Primen e dytë. Ndaj thash që ajo ka diçka personale sepse ka ekzistuar një debat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark