Boksieri shqiptar, Florian Marku, i cili do ta zhvillojë meçin që e kishte ëndërruar tash e sa kohë në tokën shqiptare, para se të njoftonte se kë do ta ketë kundërshtar në “Air Albania” ka postuar një video siç duket paralajmëruese, shkruan Insajderi.
Marku postoi një video nga meçi i vitit 2019 ndaj anglezit, Tommy Broadbent, të cilin e hodhi në nokaut në raundin e katërt, me mbishkrimin: “Anglezi Tommy Broadbent filloi provokimet edhe gjatë peshimit duke fol por edhe gjatë gjithë ndeshjes pastaj vraponte për të shpëtuar”
Lexo edhe:
Nuk dihet nëse postimi ishte i rastësishëm apo Marku e bëri me qëllim që ta paralajmëronte kundërshtarin që do ta ketë në Shqipëri, përballë një publiku shqiptarë.
Kujtojmë se,
Në Atdhe, Marku do të tentojë titullin e dytë në karrierën e tij në WBC Silver Interim dhe përballë do të ketë boksierin meksikan, Miguel Perra.
/Insajderi.org