×
Show / Fashion

A e shkakton dhimbjen e kokës presioni i gjakut?

Insajderi
16 February 2019 - 11:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për shkak të natyrës se si vepron sëmundja, hipertensioni është quajtur ndryshe edhe vrasës i heshtur, pasi thuajse në të gjitha rastet njerëzit nuk mund ta ndiejnë presionin e lartë të gjakut dhe nuk janë në dijeni se e kanë atë. Zakonisht kjo gjendje ndodh vetëm kur personi ndodhet në mes të asaj që njihet si një krizë hypertensive – një periudhë jashtëzakonisht e lartë e presionit të gjakut, duke arritur vlerat prej 180/120 milimetra zhiva (mm Hg) ose më të larta – dhe personi do të përjetojë simptoma, të tilla si dhembje të forta koke.

Kjo konsiderohet si një krizë mjekësore dhe nëse ndodh, duhet të telefononi mjekun dhe të merrni ndihmë urgjente. Sidoqoftë, edhe në këto raste, presioni i lartë i gjakut nuk mund të diagnostikohet vetëm në bazë të simptomave. Mënyra e vetme për të treguar vërtetë nëse keni presion të lartë të gjakut është të bëni një lexim të presionit të gjakut. Nëse nuk kërkoni ndihmë mjekësore, presioni i lartë i gjakut mund të çojë në komplikime të shumta, duke përfshirë dëmtimin e arterieve, trurit, zemrës dhe veshkave.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark