×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    A është Faruk Statovci temperament edhe me fëmijët sikurse nëpër studio televizive? – Flet trajneri i U15, Ilir Nallbani

    Insajderi
    11 December 2023 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Selektori i kombëtares së Kosovës U15, Ilir Nallbani ka tha se ka një staf të mrekullueshëm të cilët janë mjaft të përgjegjshëm në punën e tyre me fëmijët e këtyre grup moshave.

    I pyetur nëse ndihmësi i tij, Faruk Statovci, është temperament edhe me fëmijët ashtu siç ndodh të jetë nëpër studio televizive, Nallbani tha se ai ëhstë shumë i përgjegjshëm në punën e tij.

    “Unë së bashku me stafin, Farukin, Artanin dhe Labin, kemi një staf të mrekullueshëm, bëjmë punën më të mirën e mundshme, a është temperament, është nganjëherë temperament, por megjithatë ne e dimë që ata janë fëmijë dhe kanë me gabu gjatë rrugës, ata janë mosha vetëm 14-vjeçare, ka me pasë gabime sa të duash. Ne jemi ata që i edukojmë, e para. E dyta që duhet me i këshillu, duhet me i motivu, tjetra është dalja në arenën ndërkombëtare jashtë shtetit është shumë emocionale për ta sepse ju e dini se kur e vesh e kombëtares dhe e këndon himnin, ai e ka moshën 14-vjeçare dhe në njëfarë forme, del jashtë vetes. Ka njëfarë frike kur fillon ndeshja, deri sa të stabilizohet i merr kohë”, tha Nallbani.

    Ai thotë se Statovci është i qetë dhe ka një qasje shumë pozitive ndaj futbollistëve të rinj.

    “Ndeshjet kur i zhvillojmë ndërkombëtare, sa më shumë ndeshje aq më mirë sepse është tani gati për U17. Është i qetë sepse kemi bisedu që ne si staf duhet të jemi të përgjegjshëm, duhet më qenë shumë edukativ, qasja e tyre duhet të jetë shumë pozitive edhe të paktën t’i japim motiv secilit aty që na vjen”, tha Nallbani.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark