Këngëtarja, Enca Haxhia, është mjaftë aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta saj e përditshme. Madje, shpeshherë provokon imagjinatën e ndjekësve me anë të pozave.
Para disa ditësh, ajo ka postuar një fotografi, ku shihet duke përqafua me Bearti, ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe ishin në xhirime të klipit të këngës së re të këngëtares.
Por, ndjekësit kanë filluar të komentojnë se artistja është në lidhje me Beartin, pasi së fundmi, një ndejekes e pyeti atë për këtë çështje.
“Allahile qka përzihet midis teje e Beartit se na lodhen portalet, je si yll se na u bot te shpis ju”, i shkruan ndjekësi.
Por, Enca i bëri ndjekësit akoma më kureshtar duke postuar fotografi në shtrat me Beartin, teksa ia mbuloi fytyrën.
Ajo e etiketoi ish-konkurrentin e “Përputhen” dhe nuk tregoj më shumë rreth çështjes së fotografive.