Insajderi
Sport

Fury “shpërthen” në akuza ndaj Usyk pas humbjes së mbrëmshme, s’e kursen fare boksierin ukrainas

Insajderi
22 December 2024 - 18:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fury “shpërthen” në akuza ndaj Usyk pas humbjes së mbrëmshme, s’e kursen fare boksierin ukrainas
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tyson Fury e përshkroi fitoren e Oleksandr Usyk ndaj tij si “dhuratë Krishtlindjesh” nga tre gjyqtarët që të gjithë shënuan ndeshjen 116-112 në favor të kampionit.

“Mendova se e fitova betejën. Mendova se i fitova të dyja ndeshjet, por do të shkoj në shtëpi me dy humbje në rekordin tim. Nuk mund të bëj shumë për këtë. Unë thjesht mund të luftoj me emocionet e mia“, deklaroi ai, raporton The Guardian, përcjell Insajderi.

LEXO EDHE:


“Do të besoj deri në ditën që të vdes se e kam fituar atë betejë. Isha agresiv, në këmbën e përparme gjatë gjithë natës, duke u peshuar në trup dhe në kokë. Frank Warren [promotori i tij] më bëri tre ose katër raunde përpara. Sidoqoftë, nuk mund ta ndryshoj vendimin. Kur nuk fiton me noaut, kjo është ajo që ndodh”.

I pyetur nga një gazetar ukrainas nëse pranonte që Usyk ishte frymëzuar nga shpirti sfidues i vendit të tij të shkatërruar nga lufta, Fury tha me dëshpërim: “Nuk ndjeva kurrfarë shpirti. Ndjeva pak frymë Krishtlindjesh dhe mendoj se ai mori dhuratë për Krishtlindje nga ata gjyqtarë”.

Furyt iu tha se edhe përdorimi eksperimental i inteligjencës artificiale shkoi kundër tij. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark