×
  • Showbiz
  • Show

    A është takuar me Keisin, përgjigjet Stresi

    Insajderi
    21 May 2023 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Stesi i ftuar në “Mos i bjer me top”, nuk kishte si t’i shpëtonte as pyetjes në lidhje me ish-partneren e tij Keisi.

    Ai ka treguar se i ka mbyllur përgjithmonë gjërat me Keisin, por për të ngelet sërish një vajzë e mrekullueshme. Përsa i përket një bashkëpunimi me Luizin, Stresi shprehet se është i hapur për çdo bashkëpunim muzikor.

    Ronaldo Sharka: Në çfarë raporti je t’i me Keisin?

    Stresi:Në radhë të parë është një vajzë e mrekullueshme, shumë e mirë. Raporti mes nesh ka marrë fund, por respektohemi shumë familjarisht. Dy familjet kanë kontakt shumë të mirë, edhe aty ka ngelur domethënë.

    Ronaldi Sharka: Të ka shkruar Keisi, jeni takuar?

    Stresi: Jo kemi folur natën finale.

    Erjola Doci: Kush ishte mesazhi i parë, kujt i çove mesazh sapo dole, mos vallë ishte Keisi?

    Stresi: E vërtetë s’mund ta mohoj.

    Erjola Doci: Po një bashkëpunim muzikor me Luizin do vinte?

    Stresi: Për muzikë, jam i hapur edhe për bashkëpunime. Muzika është diçka ndryshe nga Big Brother dhe nga politika.

    Erjola Doci: Domethënë Keisi dhe Kiara presin ndonjë baladë!

    Stresi: Jo unë i kam mbyllur baladat për këtë vit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark