E ëma e Shakirës u bë pjesë e programit “Univisión”, që shkoi dhe e intervistoi atë pranë spitalit ku është shtruar William Mebarak, babai i këngëtares së njohur kolumbiane dhe bashkëshorti i Nidia Ripoll.
Ish-vjehrra e Gerard Piqué është kontaktuar nga shtypi spanjoll për të marrë informacion në lidhje me ndarjen mes këngëtares dhe lojtarit të Barcelonës.
Nidia Ripoll, lidhur me thashethemet se Gerard Pique, babai i nipërve të saj Milan dhe Sasha, i ishte bashkuar sërish këngëtares për të rindërtuar lidhjen e tyre, nuk mohoi asgjë: “Nëse kjo është ajo çfarë duan, duhet të bëjnë atë që i bën të lumtur”.
Kur u pyet nëse Shakira dhe Piqué kishin ende një dialog mes tyre, nëna e yllit të pop-it u përgjigj: “Nuk e kam idenë, as nuk i pyes, vërtet”.
Në lidhje me marrëdhënien e saj personale me Piqué, bashkëshortja e Mebarak shtoi: “Kemi pasur një marrëdhënie të mirë, por nuk kam folur me të prej një kohe të gjatë. Megjithatë, kurrë nuk u grindëm”.